-Konsulta anestetike
-Vizita preoperatore

Eshte nje ekzaminim jo invaziv, i cili teston veshin e brendshem dhe funksionet motore centrale. Konsiderohet nje standart i ri për të testuar funksionet e veshit te brendshëm, sepse mat lëvizjet e syrit npr një kamere me rreze infra te kuqe, në krahasim me Elektronistagmografine, që mat funksionin e mm mastoidë rreth syve me elektroda. është një metodë më e saktë dhe më komode për pacientin.Duke e pasur pacientin më të relaksuar dhe më të qetë, rezultatet e testit arrihen me lehtësisht.
VNG përdoret për të determinuar nëse një patologji vestibulare( e veshit të brendshëm), mund të shkatojë një crregullim ekuilibri apo një marramendje, dhe është një nga të vetmet teste sot, që mund të përcaktojë nëse patologjia është unilaterale( vetëm e njërit vesh) apo bilaterale( nga të dy veshët).VNG ka të bëjë me një seri testesh , që dokumentojnë aftësinë e një personi për të ndjekur objekte vizuale me sytë e tyre dhe sa mirë sytë i përgjigjen informacionit, që vjen nga sistemi vestibular.
Ky test përcakton funksionin e secilit vesh dhe nëse deficit vestibular është arsyeja e crregullimit të ekuilibrit. Për të monitoruar lëvizjet e syve , kamera vendoset rreth syve për të rregjistruar lëvizjet e tyre gjatë ekzaminimit. Nuk është invasive dhe diskonforti i vetëm që ndihet nga pacienti gjatë ekzaminimit vjen si rezultat i prezencës së kamerës. Ekzaminimi zgjat 1 deri në 1.5 orë.
Përbëhet nga 4 pjesë
1.Lëvizja e bulbeve okularë
I kërkohet pacientit të ndjekë objekte , që lëvizin nga një vend në tjetrin, qëndrojnë pa lëvizur ose lëvizin lehtësisht. Mjeku shikon për ndonjë ngadalësim ose crregullim në aftësinë për të ndjekur targete vizualë. Ky test indikon një problem central apo neurologjik, ose një problem në rrugët lidhëse midsi sistemit vestibular dhe trurit.
2.Nistagmusi optokinetik
Kërkohet të shikohet një imazh visual i largët, që lëviz dhe përcaktohet nëse sytë mund të ndjekin këtë lëvizje. Mjeku përcakton ndonjë ngadalësim apo crregullim në aftësinë ndjekëse. Ky test përcakton një problem neurologjik ose një problem në rrugën lidhëse midis sistemit vestibular dhe trurit.
3.Nistagmusi pozicional
Mjeku lëviz kokën dhe trupin e pacientit në pozicione të ndryshme, për të siguruar që nuk ka lëvizje të crregullta të bulbeve okularë në pozicione të ndryshme. Ky test përcakton një problem të veshit të brendshëm dhe gjendjen e endolimfës në kanalet semicirkulare.Verifikohet nëse pjesëzat e vogla të karbonatit të kalciumit, të quajtura otoconia nuk kanë rënë në lëng duke shkaktuar një crregullim në qarkullimin e tij.
4.Testi kalorik
Mjeku stimulon të dy veshët e brendshëm, vec e vec me ajër të ngrohtë dhe të freskët. Monitorohen lëvizjet e syve me anë të kamerës, për të siguruar se të dy veshët janë të ndjeshëm nga ky stimulim. Ky test përcakton nëse sistemi vestibular i cdo veshi funksionon dhe përgjigjet ndaj stimulit. Ky është testi i vetëm, që përcakton nëse patologjia është uni ose bilaterale
Kryhen skaner te ndryshem per pjese te ndryshme te trupit te njeriut sipas kerkesave.Ofrohen filmi, CD, interpretimi nga mjeku imazherist